Çfarë dokumentesh duhen kur kërkon punë
Dokumentet e gatshme të kursejnë kohë kur gjen një punë të mirë. Ja një listë e përgjithshme. Kërkesat ndryshojnë sipas punëdhënësit dhe vendit, prandaj pyet gjithmonë çfarë kërkon konkretisht.
Për punë në Shqipëri
Letërnjoftimi ose pasaporta, CV-ja, dhe sipas pozicionit: diplomë ose certifikatë, patentë shoferi, ose librezë shëndetësore (p.sh. për ushqim e shërbim).
Për punë jashtë shtetit
Pasaportë me afat të vlefshëm, CV, diplomat ose certifikatat e punës, kontratë pune e shkruar dhe e qartë, dhe viza ose leje pune sipas shtetit. Kërko gjithmonë informim zyrtar për vendin ku do të shkosh.
Këshillë
Bëj kopje të dokumenteve dhe ruaji edhe në telefon (foto të qarta). Mos ia jep kurrë origjinalin dikujt që nuk e njeh.
Për më shumë informacion:
– Kontaktoni në WhatsApp: 0696630282
– Email: punetirana@gmail.com
0