Si të shmangësh mashtrimet kur kërkon punë jashtë shtetit

Fatkeqësisht ka njerëz që përfitojnë nga ata që duan të punojnë jashtë. Ja disa shenja që duhet t’i marrësh seriozisht:

Shenja rreziku

Të kërkojnë shumë para përpara se të shohësh kontratën. Të premtojnë paga shumë të larta pa pyetur për aftësitë e tua. Nuk të japin kontratë të shkruar. Të kërkojnë ta japësh pasaportën si “garanci”. Nuk kanë adresë ose zyrë të qartë.

Çfarë të bësh

Kërko kontratën me shkrim para çdo pagese. Pyet saktësisht çfarë paguan dhe për çfarë shërbimi. Kontrollo kush është kompania dhe kërko referenca. Mos nënshkruaj gjë që nuk e kupton.

Si punojmë ne

Punë Tirana është agjenci punësimi. Çdo kusht dhe tarifë ta shpjegojmë qartë përpara se të vendosësh, dhe mund të na pyesësh për çdo detaj.

Për më shumë informacion:
– Kontaktoni në WhatsApp: 0696630282
– Email: punetirana@gmail.com

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published.