Si ta shkruash një CV të mirë (këshilla të thjeshta)
CV-ja është gjëja e parë që sheh punëdhënësi. Një CV e qartë të ndihmon të të thërrasin për intervistë. Ja çfarë duhet të ketë:
1. Të dhënat e kontaktit
Emri, numri i telefonit (mundësisht me WhatsApp), emaili dhe qyteti ku jeton. Kontrollo që numri të jetë i saktë.
2. Përvoja e punës
Shkruaj ku ke punuar, çfarë pozicioni ke pasur dhe sa kohë. Fillo me punën më të fundit. Nëse nuk ke përvojë, shkruaj çfarë ke mësuar dhe çfarë di të bësh.
3. Aftësitë dhe gjuhët
Shkruaj aftësitë që lidhen me punën (p.sh. gatim, shofer me patentë, punë me kompjuter) dhe gjuhët që flet.
4. Arsimi dhe kurset
Shkollën dhe kurset ose certifikatat që ke.
5. Mbaje të shkurtër
Një faqe është e mjaftueshme. Përdor fjali të shkurtra, pa gabime shkrimi, dhe ruaje si PDF.
Nuk ke CV? Dërgoji të dhënat tona në WhatsApp dhe të ndihmojmë ta bëjmë.
Për më shumë informacion:
– Kontaktoni në WhatsApp: 0696630282
– Email: punetirana@gmail.com
0