Si të përgatitesh për një intervistë pune

Intervista nuk duhet të të frikësojë. Me pak përgatitje del shumë më mirë.

Para intervistës

Mëso diçka për punën dhe kompaninë. Kontrollo vendin, orën dhe mënyrën si do të shkosh, që të mos vonohesh. Merr me vete CV-në dhe dokumentet e nevojshme.

Çfarë pyesin zakonisht

Pse të intereson kjo punë? Çfarë përvoje ke? Pse ke ndërruar punën e mëparshme? Kur mund të fillosh? Mendo përgjigje të sinqerta dhe të shkurtra.

Gjatë intervistës

Visu me rroba të pastra dhe të rregullta. Buzëqesh, shiko në sy dhe dëgjo me kujdes. Mos fol keq për punëdhënësit e mëparshëm.

Pyetje që mund të bësh ti

Pyet për orarin, pagën, kontratën dhe se kur do ta marrësh përgjigjen. Është e drejta jote ta dish.

Pas intervistës

Falënderoje për kohën dhe, nëse nuk të përgjigjen brenda disa ditësh, pyet me mirësjellje.

Për më shumë informacion:
– Kontaktoni në WhatsApp: 0696630282
– Email: punetirana@gmail.com

Image 0

Lër një koment

Your email address will not be published.